INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër- Punonjësit e spitaleve protestojnë për largimin nga puna

Shkodër- Punonjësit e spitaleve protestojnë për largimin nga puna

Publikuar më: 16:38 25-03-2016

Në qyetin e Shkodrës kanë dalë në protestë rreth 82 punonjës për shkak të reformës në spitale për shkurtimin e organikës. Punonjësit që preken nga kjo reformë janë kryesisht sanitare, infermiere dhe drejtues të ambulancave. Shumë prej tyre prej 20 vitesh në spitalin Rajonal thonë se po hidhen në rrugë, ndërkohë që në vend të tyre po punësohen të tjerë.

Në mbështetje të punonjësve të prekur nga reforma e Ministrisë së Shëndetësisë ishte dhe deputeti demokrat Helidon Bushati.

82 punonjëse të Spitalit Rajonal të Shkodrës, sanitare, infermiere dhe shofera shumë prej të cilëve me eksperiencë mbi 20 vjeçare kanë protestuar para spitalit, pas marrjes së shkresës për largim nga puna.

Punonjëset e prekur nga reforma e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se po zëvendësohen nga të tjerë punonjës.

 

Punonjëse:“Për çfarë nuk më del mua drejtoresha të më japë llogari pse më ka ardhur mua letra për të më hequr prej pune? Kryefamiljare po, shtëpi me qera po, fëmijë për të mbajtur. Ku është kjo e drejtë që fut punëtore të njëjta po me të njëjtin arsim dhe mua më vjen letra për tu hequr prej pune?”

Punonjëse:“30 vjet kam punuar në shtet. Sot ku shkoj unë? Mbas meje kanë ardhur disa sanitare. Ato punojnë sot kurse unë jam e papunë”.

Punonjëse:“Kam 17 vite punë. Asnjëherë në jetën time nuk kam marrë vërejtje dhe kam punuar jashtë mundësive që kam pasur. Tani vjen me merr drejtoresha mua. As kam burrë, jam kryefamiljare. As kam vëlla, as kam djalë”.

Punonjëse:“Jemi 2 sanitare te radiologjia. Na kanë hequr të dyjave. Tani më thuaj a ka si të rrijë e gjithë radiologjia pa një sanitare? Është e pamundur”.

Në mbështetje të punonjësve të spitalit ishte edhe deputeti i PD-së Helidon Bushati i cili akuzoi qeverinë për veprime arbitrare dhe njoftoi rinisjen e protestave të opozitës për situatën e vështirë ekonomike të vendit.

Helidon Bushati:“Kryeministri dhe ministri Beqaj po e rrisnin numrin e të papunëve me minimalisht edhe me 200 300 veta sepse janë familje që mbahen nga rrogat e këtyre zonjave.Partia Demokratike Shkodër në ditët në vazhdim do të organizojë një protestë për të qënë afër dhe për të ngritur problemet tuaja”.

Ministria e Shëndetësisë i argumenton këto largime me arsyetimin se ka fryrje të organikës.

Article Logic
Execution time: 0.0038511753082275