Qyteti i Shkodrës është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim me eksploziv të ndodhur në lagjen Rus.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:39. Nga hetimet paraprake rezulton se nga shpërthimi i eksplozivit kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.
Tre të lënduarit janë punonjës në ndërtesën, kati i parë i së cilës është shkatërruar tërësisht.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë trajtimin mjekësor.