INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodra nën ujë, Voltana Ademi: Po rrezikohemi nga përmbytjet, të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Shkodra nën ujë, Voltana Ademi: Po rrezikohemi nga përmbytjet, të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Publikuar më: 20:04 06-03-2018

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë gjatë ditës së sotme sollën mjaft probleme në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Deti përmbyti Lungomaren e Vlorës, ndërsa lundrimi detar prej orësh është pezulluar. Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë probleme edhe në qytetin e Durrësit, aty ku një pjesë e rrugëve kryesore të qytetit janë nën ujë.

Ndërsa problemet më të mëdha janë hasur në zonën e Shkodrës. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh se situata është përkeqësuar krahasuar me një ditë më parë dhe do të ishte mirë të shpallej gjendja e jashtëzakonshme. Kryebashkiakja Ademi ka kërkuar nga prefekti që të mbledh menjëherë Komisionin e Emergjencave për të analizuar situatën e rëndë dhe të mos mjaftohet me raportime fiktive. Ademi ka kërkuar shpalljen e emergjencave për bashkinë Shkodër në zonat ku ka përmbytje dhe konkretisht në Dajç dhe Anën e Malit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545