INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkrimtarja e ''Fifty Shades'' zemëron Shqipërinë! Në romanin e ri e portretizon vendin tonë me banditë e skllave seksi

Shkrimtarja e ''Fifty Shades'' zemëron Shqipërinë! Në romanin e ri e portretizon vendin tonë me banditë e skllave seksi

Publikuar më: 12:31 22-04-2019

Romani i fundit erotik i shkrimtares EL James , “The Mister”, është përballur me kritikat shumta dhe së fundmi nga vendi ynë.
Qirjako Qirko, ambasadori i Shqipërisë në Britani, ka kritikuar portretizimin që ky roman i ka bërë vendit tonë.

Libri i ri i autores së “Fifty Shades of Gray”, përshkruan romancën e një pastruese të varfër shqiptare, e cila është viktimë e gangsterëve dhe trafikimit seksual, dhe aristokratit anglez Maxim Trevelyan.

shqiptra.jpg

Ambasadori shqiptar në Londër, tha se libri i tregonte bashkatdhetarët e tij si kriminelë primitivë dhe krijonte “perceptime negative”.

Duke folur për “Sunday Telegraph”, ai tha se portretizimi i shqiptarëve në këtë libër ishte “krejtësisht jo real”.

ambasad.jpg

“Më vjen keq që ekziston një roman me këtë informacion që krijon perceptime të tilla negative për vendin tim. Shqiptarët janë njerëzit më të mirë që mund të takoni në jetën tuaj dhe më miqësorë”.

Më tej, ambasadori shtoi se në Britani jetojnë 120,000 shqiptarë dhe cdo kriminel mes tyre është thjesht “një individ”.

Article Logic
Execution time: 0.0038008689880371