Një anije turistike është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit në Karaburun. Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit në bord kanë qenë 5 persona nga ekuipazhi.
Pjestarët e ekuipazhit janë hedhur në det dhe kanë arritur të dalin në breg me not.
Bëhet me dije se zjarri në anije ka rënë rreth orës 04:00 të mëngjesitë të sotëm. Policia pas kësaj ngjarje që mund të ishte fatale ka nisur hetimet. Shkaqet ende janë të paqarta, por ajo që dihet me saktësi është që mjet lundrues është shqiptar dhe është djegur totalisht.