Vizita në një park lojërash ka qenë fatale për 5 vajza adoleshente në Poloni. Njëra prej tyre kishte ditëlindje dhe bashkë me shoqet kishin shkuar në qytetin Koszalin për të festuar.
Vajzat, të gjitha të moshës 15 vjeç, kanë hyrë në një dhomë argëtimi, e cila mbyllet hermetikisht, e nga ku mund të dalësh duke përdorur disa të dhëna që të jepen rrugës.
Por vendi argëtues ose siç ndryshe njihet “Dhoma e arratisjes” ka rezultuar fatal dhe adoleshentet që nuk kanë mundur të dalin prej aty.
Autoritet nuk i kanë dhënë ende një shpjegim ngjarjes por po hetojnë për ndonjë problem të instalimeve elektrike, afërsinë e telave me materiale që digjen shpejt si dhe praninë e qirinjve.
“Dhoma e arratisjes” është një lojë që ka fituar popullaritet të madh në pjesë të ndryshme të botës. Sot janë mbi 1 mijë dhoma të tilla.