INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shoferi i autobusit ngacmon seksualisht nxënëset. Familja e denoncon në polici

Shoferi i autobusit ngacmon seksualisht nxënëset. Familja e denoncon në polici

Publikuar më: 14:52 22-06-2018

Duke përfituar nga puna e tij si shofer autobusi, shqiptari abuzonte duke ngacmuar vajza të mitura, të cilat i çonte në shkollë. Personi i arrestuar dje nga policia e Riminit me akuzën e dhunës seksuale është një 52-vjeçar shqiptar, babai i një vajze. Dhe ishte pikërisht familja e tij, bashkëshortja dhe vajza, të cilat sapo u bënë të vetëdijshme për situatën shkuan në polici për të dhënë informacion mbi sjelljen e tij. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua sot në mëngjes nga Komanda e Provincës. Një episod ngacmimi nga ana e shqiptari u regjistrua në mars, kur në Santarcangelo ai do ti vardisej një vajze 15-vjeçare të ishte vetëm në transportin publik, gjithashtu duke i drejtuar komplimente me sfond seksual. E reja, e tmerruar, kishte denoncuar menjëherë ngjarjen para karabinierëve, të cilët kishin filluar hetimin. Një shoqja e vajzës së arrestuar kishte qenë gjithashtu në shënjestër të shqiptarit . Ajo ishte 17 vjeç vjeshtën e kaluar ku ra viktimë e qëndrimeve të çuditshme të të huajit. Ngacmime që do të përsëriteshin edhe më vonë. Pas kësaj nda tij u bë denoncimi në polici.

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666