Një 60 vjeçar ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet kur Stefan.P. ka shkuar në shtëpi në gjëndje të dehur, pasi ka dhunuar gruan dhe vajzën e i ka kërcënuar se do ti vriste e mitura ka shkuar ta denoncojë. Po ngjarja ka qënë edhe më shokuese kur vajza ka raportuar se i ati kryente edhe veprime të turpshme para tyre. Sipas rrëfimit të vajzës përpara Oficerëve të Policisë dhe Psikologes, i ati i saj vazhdimisht i tregonte organet gjinitale.
Aktualisht të dyja nënë e bijë janë marrë në mbrojtje, ndërsa 60-vjeçari është arrestuar me akuzat për veprat penale të “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme”.