INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokon studimi/ Nëse doni që kolegët tuaj tiu vlerësojnë më shumë, duhet të bëni këto thashetheme

Shokon studimi/ Nëse doni që kolegët tuaj tiu vlerësojnë më shumë, duhet të bëni këto thashetheme

Publikuar më: 11:23 04-05-2018

Thashethemet gjithmonë janë cilësuar si fjalë boshe dhe që sjellin vetëm konflikte, por shkenca mendon krejt të kundërtën.

A kishit menduar ndonjëherë se të bësh thashetheme në ambientet e punës mund të sjell një energji pozitive dhe të shtoj rendimentin e punës?

Epo është e vërtet, një studim nga Universiteti Kombëtar Chengchi në Tajvan ka vërtetuar për herë të para me statistika që thashethemet nuk janë gjithmonë negative.

Sipas studimi i bazuar në intervistimin e 130 drejtuesve dhe 231 vartëseve nga 7 kompani të ndryshme ka treguar se në momentin që një drejtues lavdëron një nga punonjësit tek të tjerët kur ai nuk është prezent shton dëshirën dhe konkurrencën për të bërë një punë sa më të mirë.

Të intervistuarit kanë rrëfyer se në momentin që kanë marr vesh se menaxherët e tyre i kanë lavdëruar tek të tjerët, ju është shtuar dëshira për të punuar dhe kanë vënë rese dhe të tjerët kanë nisur ti vlerësojnë më shumë.

Udhëheqësi i studimit Kirk Chang, shpjegon se kjo ndodh pasi thashethemet mirëdashëse përmirësojnë moralin, mirëqenien psikologjike dhe frymën e bashkëpunimit të ekipit.

Gjithashtu studiuesit shtojnë se thashethemet për jetën personale të punonjëseve nuk ndikon aspak në produktivitetin e punonjëseve madje ndodh krejtësisht e kundërta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057