Mesa duket bullizmi vazhdon të jetë një problem i madh tek të rinjtë, madje është aq i madh sa shpesh herë bëhet edhe shkak për vetëvrasje.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në universitetin e “Swansea”, pasi Edward Senior i kishte rrëfyer shokëve të tij në një grup në Whatsapp për marrëdhënien e tij më një femër, mirëpo shokët e tij e shpërndanë dhe shumica e universitetit filluan ta bënin me gisht dhe të talleshin me të në një mënyrë shumë të shëmtuar.
E keqja nuk mbaroi me aq për studentin, por vazhdoi edhe më tej, u publikuan edhe në rrjet, mesazhet me vajzën dhe pas gjithë kësaj situate të tmerrshme i riu kaloi në depresion dhe më pas vrau veten.