INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shoqëria civile në betejë kundër plehërave. I drejtohet Nishanit

Shoqëria civile në betejë kundër plehërave. I drejtohet Nishanit

Publikuar më: 11:31 27-09-2016

Aleanca Kundër Importit të Plehrave, siç dhe ka deklaruar se do të merrte tre hapa për të vijuar betejën kundër importit të mbetjeve ka marrë sot të parin. Ata i kanë nisur një letër të hapur  Presidentit Bujar Nishani dhe i kërkojnë zyrtarisht të mos dekretojë ligjin e mbetjeve.
Sipas shoqërisë civile ky ligj u proçedua me proçedura të përshpejtuara, në mungesë totale informacioni, transparence dhe pjesëmarrje të qytetarëve shqiptarë.

Ja letra:

I nderuar Zoti President
“Ne si përfaqësues të AKIP Shqipëri, ju shprehim shqetësimin tonë të madh në lidhje me aprovimin më së fundmi të ndryshimeve në Ligjin Nr.10 463 date 22.09.2011 “ Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ndryshime të cilat lejojnë Importimin e Mbetjeve nga vendet e huaja drejt Shqipërisë.
Ky ligj u proçedua me proçedura të përshpejtuara, në mungesë totale informacioni, transparence dhe pjesëmarrje të qytetarëve shqiptarë. Përgjatë gjithë Progres Raporteve te viteve të fundit Bashkimi Europian i ka kushtuar vëmendje të veçantë problemeve të rënda në fushën e mjedisit në Shqipëri.
Pikërisht në përgjigje të këtyre Raporteve dhe aspiratave që ushqen shteti shqiptar për anëtarësimin në BE janë hartuar Relacione (Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Integrimit) ku garantohet se aplikimi i:
Konventës së Aarhusit
Ligjit Për të drejtën e Informimit
Ligjit Për Njoftimin dhe Konsultimin publik.
Ligjit Për mbrojtjen e mjedisit
Ligjit Për vlerësimin e ndikimit në mjedis e tje.
I kanë garantuar qytetarët shqiptarë zbatimin e tre shtyllave që janë detyrim ligjor në fushën e mjedisit, këto tre shtylla janë :
a) Aksesi në informacionin mjedisor
b) Akses në vendim¬marrjen mjedisore
c) Akses në drejtësi për çështje mjedisore.
Të gjitha këto akte dhe proçedura ligjore janë shkelur në mënyrë flagrante përgjatë procedurave të kalimit të ndryshimeve në Ligjin Nr.10 463 date 22.09.2011 “ Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Për këtë arsye, Ju drejtohemi Ju, si simbol i mbrojtjes së interesave kombëtare dhe konform kompetencave Kushtetuese që Ju ushtroni, të mos dekretoni këto ndryshime dhe të verifikoni procedurat jo ligjore që janë ndjekur. Me besim dhe shpresë në Vendimmarrjen Tuaj qytetare,

Me respekt për AKIP Shqipëri

Veç këtij hapi të parë shoqëria civile pritet të vijojë me protesta ku një të tillë të madhe do ta mbajë ditën e  shtunë në orën 11 dhe gjithashtu do të nisë mbledhjen e firmave për referendum.

Article Logic
Execution time: 0.004080057144165