Shqiponja tek rrethrrotullimi i Doganës është kthyer në një përplasje të re mes demokratëve dhe socialistëve. Edi Rama e ka cilësuar shpërfytyrim vulgar, por demokratët kanë reaguar ashpër. Përballja me akuza është zhvilluar në rrjete sociale, ndërsa Kryeministri edhe këtë të hënë i ka kushtuar një status në Twitter.
Edi Rama:
“Kadriu ati,biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit,ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje,të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman,që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia?”