INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Basha në Kuvend: “Rama erdhi si Rilindas po ikën si taleban”

Shpërthen Basha në Kuvend: “Rama erdhi si Rilindas po ikën si taleban”

Publikuar më: 11:53 02-11-2017
Kreu i Partisë Demokratike ka shpërthyer në sallën e Kuvendit Kundër Edi Ramës. Duke e bërë direkt përgjegjës për kanalizimin e vendit dhe ngjitjen e krimit në pushtet, Basha tha se kryeministri e ka kthyer vendin rrezik për qytetarët e saj. Lulzim Basha: Aty ka korrupsion dhe krim, aty nuk ka zhvillim. Aty ku mbillet droga është e kotë të mbahet interpelancë për karrotat e Divjakës. Nuk ka mollë e karota aty ku sundon krimi. Vendet që kanë rënë në pushtetin e drogës janë zhytur në humnerën e mjerimit. Kudo ku droga është lejuar si alternativë ekonomike ka rënë shkatërrimi. Droga dhe varfëria janë vëllezër siamezë. Nuk është rastësi që Shqipëria është edhe importuesi më i madh i drogës në Europë dhe vendi më i varfër. Dy vitet e fundit Shqipëria ka vendosur një record historik, nuk ka asnjë investim të huaj. E vetmja risi ekonomike që ka sot vendi është risia e klaneve mafioze të drogës dhe të krimit. Në vend të investitorëve të huaj Shqipërinë e vizitojnë prokurorë anti-mafia, ministra të Brendshëm dhe ushtarakë të vendeve të tjera, të tmerruar nga pasojat e drogës. Shqipëria dhe Afganistani, talebanët dhe Edi Rama janë furnizuesit më të mëdhenj të drogës në Europë. Rama erdhi në pushtet si rilindas dhe po ikën si taleban”.
Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721