INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Edi Rama kundër artistëve dhe Universitetit e Tiranës

Shpërthen Edi Rama kundër artistëve dhe Universitetit e Tiranës

Publikuar më: 11:23 15-02-2018

Ka mjaftuar vetëm një fjali e Jorida Tabakut që të ngjallë reagimin e fortë të kryeministrit Edi Rama në sallën e Kuvendit kundër Universitetit të Tiranës dhe artistëve të cilët kanë kundërshtuar ligjin për teatrin si dhe shembjes së godinës së Teatrit kombëtar. 

Jorida Tabaku:
“Si mundet intelektualët, artistë dhe të gjithë mund të jenë kundër kësaj qeverie. Diçka po ndodh”.
Edi Rama:
Debat pa përmbajtje. Por dua të hyj në një tejtër debat pa përmbajtje
Në interpelancë për plehrat fut artistët dhe pedagogët,që sipas saj qenka fyer universitet. Unë nuk e di pse zonja e nderuar është fyer me atë çka unë thash. Por zonja e nderuar duhet të ndihet e fyer që agjencia britanike e ka rankuar universitetin e Tiranës në gjithë listën e universiteteve që ka marrë në shqyrtim. Agjencia britanike e akreditimit. Në gjuhën popullore kjo quhet bishti i fundit i kavallit. Ku është fyerja këtu. Universiteti është katandisur jo për shkak të traditës, por për shkak të keqqeverisjes së vet është katandisur në bishtin e fundit të kavallit. Në dialogut me senatin unë dëgjova Dhori Kulen të thoshte shuam më tepër për UT dhe për gjendjen e UT. Por zoti Dhori kule, i cili ka pasur detyra të larta të PD, tha se i vjen turp nga UT sot, jo nga fakti se nga zonja e nderuar ka studiuar nga ai universitet. Por nga çka UT është sot. Një vend ku ka ngec sepse rekto0ri grindet me kryetarin e bordit të administrimit dhe përfundon në çështje brave. Ndërrohen bravat në universitet.
Ju merrni përsipër të thoni se po fyhet elita e kombit, po fyhen artistët dhe aktorët, apo se ju jeni të zotët të kapeni pas fijes së barit për të shpëtuar dhe për tu kthyer ne këtë vend. Jemi të pakonkurrueshëm, nuk na konkurroni dot. Jepni kaq PPP ndërkohë që aktorët vuajnë, mos duhet që qeveria ti japë rolet, mos duhet ti vëmë tapetin e kuq që të vijnë dhe të japin shfaqje. Keni parë në ndonjë vend që ngrihen aktorët sa herë që flitet për kartonxhes.
Dy gjëra janë shumë të qarta. Ligji i arsimit të lartë është i duhuri dhe i vonuari.
Ju që jeni e djathta po0r që në fakt jeni djathi kaçkavall gjithë vrima. Ju jeni gati të kapeni pas çdo gjëje. Ne do ta ndërtojmë Teatrin Kombëtar më në fund. Teatrin aty do ta shembim dhe teatrin e ri do ta ndërtojmë.
Edmond Spaho:
“Ju nuk shkuat në Universitet për bravat. Sado që doni të fshiheni, ju them se aty keni një problem shumë serioz. Më e pakta që mund të bëhet është që pedagogët duhet të dëgjohen. Është reduktuar autonomia e Universitetit. Nuk është problemi tek ato 3 ditë që u vonuan pagat, problemi është se si funksionon ky Universitet. Vërtetë mund të ketë dalë e fundit në atë Universitet. Por për të mbajtur letra në atë universitet janë të pakët, dhe kompania anglezë bazohet në dokumentacione. Kë doni që të quajmë elitë? Qeverinë tuaj?
Për artistët, ka një histori të vjetër që fillon me ju zoti kryeministër. Kur keni qenë ministër i kulturës keni dashur që të ndërtoni aty një teatër me kullë. I keni gënjyer atëherë, i gënjeni dhe sot.

Article Logic
Execution time: 0.002432107925415