INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Erion Braçe: Lulzim, o derr i kultivuar dhe mashtrues, pse nuk punon?

Shpërthen Erion Braçe: Lulzim, o derr i kultivuar dhe mashtrues, pse nuk punon?

Publikuar më: 16:11 07-04-2019

Kreu demokrat Lulzim Basha ishte në sot në Rrogozhinë dhe në Luz të Kavajës, ku zhvilloi takime me fermerë të këtyre zonave.

Gjatë bashkëbisedimit me Bashën, ata iu ankuan për investimet në bujqësi, rimbursimin e TVSH-së, por edhe kanalet kulluese.

Mirëpo, kjo ka sjellë edhe reagimin e zv/kryeministrit Erion Braçe. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se për kullimin janë përgjegjëse bashkitë dhe në rastin konkret Kavaja drejtohet nga Isa Sakja, i zgjedhur nga PD-ja, por edheRrogozhina, aktualisht nga një përfaqësues i koalicionit opozitar.

Zv/kryeministri nuk ka kursyer as ofendimet në adresë të liderit demokrat, të cilin e ka quajtur ndër të tjera “derr i kultivuar”.

Postimi i plotë i Erion Braçes

Lulzim! ti jo vetem qe nuk di, por ke nje takem mashtruesish-sic vetja, rreth e rrotull!

E degjove cte tha ai bujku? Nuk kemi kullim!

Pse ua fsheh atyre njerezve qe pergjegjes per kullimin eshte ai kryetari yt i Kavajes qe shihte gishtat, eshte ai kryetari tjeter i bashkise se Rrogozhines qe nuk e pashe aty?!

Shihi keto foto, Ti dhe cdo bujk qe ka hall me kullimin edhe pse ka 5-6 muaj pa shi.

Jane ne Sulzotaj oooo Lulzim, ketej lumit-fare prane me me ate truall ku ishe ulur e genjeje si derr i kultivuar ti! Jane te djeshmet!

Jane kanale te dyta kullimi-sta spjegoj dot sec jane kanalet e dyta, sdo bejme shkolle tani per te paditur si ty, ato qe pastrohen nga bashkia Divjake!

Jane funksion i bashkive ooo Lylzim! Ju kemi dhene para dhe mjete per te bere kete pune!

Pyeti ata kryetaret e tu te bashkive, mos i bej si vetja-mashtrues banale, por coi ne pune te pastroj e kanalet!
Puna eshte diferenca mes nesh, po po mes nesh dhe jush! Ne bejme punen, jo sharjen per dite te diele!

Shko ne pune Lylzim, shko ne pune! Pushtet do? Pushtet te kane dhe e ne ato dy bashki.

Pse nuk shkon ne pune tani Lylzim? Pse nuk punon?

Per kete e do pushtetin Lylzim, per te share e mos punuar? Po eshte film i pare ky!

E pame kater vite me radhe ne Tirane; E vodhe pushtetin, e mbajte, nuk punove!

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061