INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen LSI kundër Ramës: Rilindja ndërmarrje droge

Shpërthen LSI kundër Ramës: Rilindja ndërmarrje droge

Publikuar më: 15:31 06-06-2017

Lëvizja Socialiste për Integrim ka lëshuar deklaratën më të fortë kundër Edi Ramës.

Silva Caka:
“Kryepolici i Rilindjes, Edi Rama erdhi dje në Berat i qartë në qëllimin e tij për të provokuar, i tmerruar nga rritja dhe forca e LSI-së dhe e rinisë në qarkun e Beratit”.
Për herë të parë LSI flet edhe për listat e kandidatëve të propozuar nga Edi Rama.
Silva Caka:
“Edhe pak gra me vlera socialiste, zonja të vërtetë të së majtës u fshinë pabesisht nga lista për deputete të PS-së, duke u zëvendësuar nga vajzat e korridoreve të Rilindjes dhe biznesmenët tenderxhinj”.
Për LSI tmerri më i madh i kryeministrit janë zgjedhje të lira e të ndershme, e për këtë arsye sipas Silva Cakës Rama nuk e donte PD në zgjedhje.
Silva Caka:
“Ai bëri çdo përpjekje që opozita të mos hynte në zgjedhje me qëllim shkatërrimin e opozitës dhe manipulimin e zgjedhjeve përmes përdorimit të segmenteve të policisë të lidhur me grupet kriminale të drogës. Është vetë kryepolici që planifikon blerje votash masive duke përdorur çdo mjet të pushtetit”.
Ndërsa e akuzoi direkt kryeministrin Rama se e ktheu rilindjen në ndërmarrjen më të madhe të drogës, Silva Caka preku dhe çështjen e reformës në drejtësi.
Silva Cako:
“Mesa duket ai ka panik edhe nga vetë zbatimi i plotë i Vetingut që shqiptarët e presin me padurim për t’i dhënë fund arrogancës dhe padrejtësisë së pushtetit oligarkik, kriminal dhe klientelist”.

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043