Një shpërthim me autobombë ka ndodhur sot në Berlin, duke vrarë drejtuesin e mjetit, bën me dije policia gjermane.
Një efektiv i pranishëm në vendngjarje thotë se shpërthimi ndodhi në një kohë që makina ishte duke ecur.
Një autoambulancë mbërriti menjëherë pranë zonës së shpërthimit, por shoferi i makinës nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të rënda.Policia e Berlinit ngarkoi një foto nga skena e ngjarjes, ku shfaqet një makinë e tipit “Volsvagen Pasat” e shkatërruar.
Hetuesit thanë se shkak i shpërthimit ishte një sasi eksplozivi e vendosur në makinë. Policia u ka kërkuar rezidentëve pranë zonës të mbyllin dritaret dhe të qëndrojnë në apartamentet e tyre.
Duke folur për skenën, Mikael Mrkle, efektiv i policisë së Berlinit tha se “Nuk mund të themi ende asgjë për shkaqet e ngjarjes. Jemi në fillim të hetimit tonë”.