Shkon në 47 numri i viktimave pas shpërthimit kimik në një uzinë në Kinë dhe 90 numri i personave të plagosur.
Këto informacione i bën me dije agjencia e lajmeve shtetërore kineze "Xinhua".
Shpërthimi i fuqishëm erdhi pasi një zjarri që ra në një fabrikë që prodhonte plehra kimike.
640 persona në total u dërguan në spital. Shumë prej tyre në gjendje kritike dhe dhjetra me plagë të rënda.
Zyrtarët e Uzinës Kimike Henglida, 3 km larg shpërthimit, thanë se çatia e saj u shemb ndërsa ata dolën me shpejtësi, sipas mediave lokale.