Gjatë orëve të natës në një lokal në lagjen "Partizani" ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë pronari. Albert Alterziu, 32-vjeçari ndodhej në ambjentet e lokalit kur është hedhur granata e dorës dhe më pas është transportuar në Spitalin e Elbasanit.
Mësohet se 32-vjeçari në moshë minorene ka qënë i dënuar për një vrasje, ndërsa në 2013 është plagosur me thikë.
Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë mbi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.