Një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur në orët e para të kësaj të enjtje në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30... Eksplozivi është vendosur pranë një lokali, në lagjen "Rilindja", duke shkaktuar tension tek qytetarët, ndërkohë ka shkaktuar dëme të shumta materiale te lokali.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk është lënduar askush.
Sipas informacioneve të Policisë lokali është në pronësi të shtetasit me iniciale S.Z.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të gjetur autorin e kësaj vepre kriminale./intv.al