Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit që të mbledhë partitë në një tryezë të përbashkët për zgjidhjen e ngërçit politik.
“Është radha që presidenti dhe partitë të japin kontribut e të mbajnë përgjegjësi. Të nisim një tryezë të përbashkët nga ku të gjithë bashkë të dalim me një zgjidhje që ia kemi detyrim qytetarëve. PDIU konsideron urgjencën e thirrjes së tryezës për të gjetur zgjidhje politike në mënyrë që nesër të mos jeni të detyruar të thirrni tryezën e këshillit të sigurisë kombëtare" u shpreh Idrizi
Përmes një prononcimi për median nga kryesia e Kuvendit Idrizi e konsideroi urgjente thirrjen e kësaj tryeze nga ana e presidentit Nishani.
Ndiqni lajmin e IN News..