Një pajisje që stimulon një përvojë jashtë trupit tonë duke përdorur realitetin virtual mund të jetë hapi i parë më konkret që hidhet për të kuptuar se çfarë do të thotë të vdesësh.
Outrospectre është projektuar për të siguruar terapi për pacientët e sëmurë terminal në spitale, duke i lejuar ata të përjetojnë ndjenjën e vdekjes.
Duke u përballur me vdekshmërinë e tyre dhe duke u njohur me ndjenjat që lidhen me vdekjen, shpresohet se kjo do të zvogëlojë traumën.
Pacientët qëndrojnë para një kokë robotike që është e pajisur me një kamera 3D në secilin sy, e cila është montuar në një pistë që të lejon të lëvizësh përpara dhe mbrapa.
Duke vendosur një kufje VR, përdoruesi mund të shikojë veten kur largohet nga trupi i tij.
Deri tani 4 persona nga 5 te testuar kanë raportuar se ndjesia që kanë përjetuar kishte të bënte me lëvizjen fizike dhe ndjesinë që përjeton teksa kalon në një ambient nga ku ndodhet trupi.