INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shprehja e Metës, bashkon Ballën dhe Ralf Gjonin

Shprehja e Metës, bashkon Ballën dhe Ralf Gjonin

Publikuar më: 11:01 18-04-2019

Reforma Zgjedhore ka vënë përballë deputetin e opozitës Ralf Gjoni dhe kryetarin e grupit Parlamentar të PS- Taulant Balla, të cilët në ironi me njëri-tjetrin kanë kujtuar shprehjen e ish kryetarit të LSI Ilir Meta, me qetësi dhe dashuri.

“Hajde të ulemi të hartojmë një draft dhe të bëjmë dicka me mirëkuptim, ju lutem tërhiqeni këtë, pasi është shkelur rregullorja për mënyrën si është futur në rendin e ditës” u shpreh Gjoni.

Pas fjalës së Gjonit reagoi edhe Balla i cili duke kujtuar shprehjen e Metës i kërkoi ta shihte me qetësi dhe dashuri propozimin e tij.

“Krijimi i grupeve parlamentare të opozitës është një moment i rëndësishëm për punën parlamentare dhe miqësisht do i kërkojë zotit Gjoni merreni me qetësi dhe dashuri përpjekjen time për të futur propozimin tuaj. Rregullorja parashikon që 24 orë para seancës mund të propozohet përfshirja në rendin e ditës. Objektivi është i përbashkët për reformën zgjedhore, sipas kërkesës suaj do të përfshirë edhe rishikimin e sistemit zgjedhor. Deri në fund të seancës kemi kohë për të pritur dhe shqyrtuar dhe pranuar të gjitha propozimet. Ju keni bërë një punë të mirë me propozime konkrete. Ne nuk kemi kushte për reformën zgjedhore. Në PS ka veëm një kusht për reformën, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë” u shpreh Balla.

Me të njëjtën shprehje ja ktheu edhe deputeti i LSI-së Gjoni, me qetësi e dashuri.

“ Atë qetësinë dhe dashurinë e paske mbajtur mend, ne jemi të qetë se kërkesa jonë buron nga sinqeriteti. Me dashuri po ju trajtojmë pasi nëse nuk do u trajtonim ashtu do e shikonit si do u trajtonin. Shërbimet e Kuvendit më njoftuan se kërkesa nuk ishte futur në rendin e ditës dhe e hapur për diskutim. Hajde të ulemi dhe të diskutojmë, të gjithë bashkë. Rrimë këtu deri në 12 të natës dhe votojmë draftin” u shpreh Gjoni.

Ditën e djeshme Taulant Balla i dërgoi një letër Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ku i kërkoi ndryshime në vendimin për Komisionin e Reformës Zgjedhore.Ai kërkoi që afati i Komisionit që është deri më 5 maj të zgjatet deri në 28 nëntor dhe pjesë e veprimtarisë së Komisionit, të shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhor në Shqipëri. Por opozita e re sot kundërshtoi procedurën e futjes në Kuvend të propozimit të Taulant Ballës.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326