Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Vaut të Dejës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan, I cili rezulton në pronësi të shtetasit me iniciale A.L. Ky I fundit ka lajmëruar policinë e qarkut, e cila menjëherë pas shpërthimit ka shkuar në vendin e ngjarjes. Pronari I dyqanit shprehet se ka 15 vite që e ka si biznes dhe se nuk ka patur konflikt të mëparshëm, prandaj nuk ka dyshime se kush mund të qëndrojë prap këtij sulmi. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve e autorit.