INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria dhe emigrantët në “syrin” e The Economist – Kritika edhe për Ramën!

Shqipëria dhe emigrantët në “syrin” e The Economist – Kritika edhe për Ramën!

Publikuar më: 12:34 09-03-2016

Revista, The Economist në një shkrim për refugjatët nuk e përjashton Shqipërinë nga kriza e refugjatëve. Madje duke i kujtojnë qeverisë shqiptare, se të paktën 1 milionë shqiptarë jetojnë jashtë dhe në kohën e emigracionit ata u mikpritën nga vendet fqinje. The Economist kritikon dhe qëndrimin e kryeministrit Rama, duke e quajtu “armiqësor” ndaj emigrantëve. Në shkrim përmendet dhe skafet me drogë që kalojnë përmes Adriatikut.

Shkrimi i plotë:

Italianët s’mund t’u besojnë syve. 25 vjet më parë, mijëra shqiptarë, të hipur në anije të vjetra, mbërritën në portin jugor të Brindizit, në Itali. Komunizmi kolapsoi në Shqipëri dhe ishin përhapur zëra se italianët po jepnin viza. Në gusht, 20 mijë persona mbërritën me një anije të vetme. Më pas italianët premtuan t’i paguanin qeverisë shqiptarë 9 milionë dollarë për t’i mbajtur shqiptarët në shtëpi dhe fluksit i erdhi fundi.
Sot, kriza e emigrantëe u krijon shqiptarëve pështjellime të ndryshme. Si një vend emigrantësh, shqiptarët i mbështesin ata që largohen nga lufta apo për të kërkuar një jetë më të mirë. Vetëm 3 milionë njerëz jetojnë në Shqipëri; të paktën 1 milionë, pjesa më e madhe e diasporës shqiptare, jeton në Greqi e Itali. Vitin e kaluar 55 mijë kërkuan fatin e tyre për t’iu larguar varfërisë, duke iu bashkuar fluksit të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe duke aplikuar për azil politik në Gjermani (thuajse të gjithë do të dështojnë).
Autoritetet shqiptare kanë nisur të shqetësohen se Shqipëria do të duhet të bëjë llogaritë me shumë me njerëzit që vijnë sesa me ata që largohen. Disa parashikojnë se refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku - shumë prej atyre që janë bllokuar në Greqi në përpjekjet për të hyrë në Europë nga Maqedonia - tani mund ta provojnë fatin e tyre përmes Shqipërisë. Një numër i vogël është kapur rrugës për në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje. Po qarkullojnë sëra se mafiozët shqiptarë po kërkojnë të blejnë gomone për të transportuar emigrantët në Itali, ashtu siç bënë me mijëra kurdë në vitet ’90.
Deri tani vetëm super - skafet e trafikantëve të drogës po e kalojnë Adriatikun. Shumë emigrant në Greqi kanë dëgjuar se Shqipëria është e rrezikshme dhe se nëse nuk plaçkiten apo vriten nga mafia, rrezikojnë disa vjet burg. Muajt e fundit vetëm disa qindra kanë kaluar.
Edhe pse ka përjetuar një fluks të beftë të migrimit - gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë rreth 500,000 shqiptarë qëndruan në Shqipëri deri sa mbaroi lufta - në shumë aspekte ajo është e papërgatitur. Shqipëria ka vendosur policë shtesë për të ruajtur kufijtë e saj. Në 4 mars Italia premtoi të dërgonte njerëz dhe pajisje për të ndihmuar në tokë e në det. Por Edi Rama, kryeministri shqiptar, thotë se vendi i tij nuk do t’i hapë dyert për refugjatët. Kështu, një tjetër vend në Ballkan, edhe pse thellësisht armiqësor ndaj refugjatëve që po i ikin luftës, mund të preket nga kriza e tyre. Fakti që kaq shumë shqiptarë janë mikpritur jashtë vendit, mund të shërbejë shumë pak.

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117