INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria drejt call-center gjermane [VIDEO]

Publikuar më: 15:30 07-07-2017

Me hyrjen në fuqi të ligjit Italian që ndalon kompanitë call - center të ushtrojnë aktivitet në vende jo anëtare të BE, tregu ynë i punësimit është lëkundur shumë. Gjithsesi shumë kompani për të mos falimentuar kanë gjetur mënyra të reja për të mbijetuar. IN Tv mësoi se disa kompani kanë nisur të punojnë përmes email dhe jo me telefonata, pasi përmes tyre zbulohen më lehtë se janë telefonata, që shkojnë në Itali nga Shqipëria.
Po nëse sheh me kujdes nëpër portalet online të punësimit madje dhe në atë shtetëror të Shërbimit kombëtar të punësimit bien në sy kërkesat fare të ulëta për punësime në sektorin e call - center në një kohë që deri një vit më parë ato mbanin numrin rekord. Nga kërkime që ka bërë IN TV kemi zbuluar se shumë kompani kanë nisur të lidhin marrëveshje për këtë sektor me shtete të tjera. Pasi çuditërisht operatorët që po kërkohen së fundmi s’kanë më si kriter punësimi të njohjen e italishtes, por gjuhë të tjera nga gjermanishtja, frëngjishtja deri tek polonishtja, portugalishtja apo dhe arabishtja. Pra disa kompani nuk janë dorëzuar dhe po kërkojnë rrugë të reja që biznesi i tyre të mos mbyllet dhe ky është deri diku një lajm i mirë për ata të rinj që njohin këto gjuhë, pasi do të mund të qëndrojnë në punë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432