INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria e dyta në botë, ikën 28 % e popullsisë në 2015

Shqipëria e dyta në botë, ikën 28 % e popullsisë në 2015

Publikuar më: 09:55 21-12-2016

Shqipëria është rënditur e dyta pas Bosnjes dhe Hercegovinës për largimin e popullsisë nga vendi. Rreth 28% e shqiptarëve janë larguar nga shtëpitë e tyre në vitin 2015. Ky është raporti i publikuar nga  Forumi Ekonomik Botëror, ku Shqiëpria sëbashku me Xhamajkën rënditetn të dytat.
Në vendin e parë renditet Bosnja dhe Hercegovina, ku një e treta e personave që kanë lindur aty tashmë janë jashtë vendit të tyre.
Një studim i kohëve të fundit nga Agjencia e Kërkimve Peë duke përdorur të dhënat e OKB në 2015 tregon se nëntë vende kanë humbur një të pestën e popullsisë së tyre, që do të thotë 20% e popullsisë së këtyre vendeve janë larguar.
Ndërkohë, një në pesë të lindur në popullatën e Kazakistanit, Sirisë, Trinidad dhe Tobago, Maqedonisë dhe Portugalisë jetojnë në vende të tjera.
Në disa raste arsyeja është e qartë: Konflikti apo rreziku fizikë janë faktorët që detyrojnë njerëzit të largohen. Shumë të lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë u larguan në fillim të viteve 1990, kur shpërtheu edhe lufta.
Ka pasur të tjerë eksode, ku më i fundit është ai i popullit sirian, ku 22% ose 5 mln sirianë janë larguar që prej vitit 2011 kur filloi lufta civile.
Të tjerë lënë vendin e tyre duke kërkuar mundësi më të mira ekonomike.
Raporti argumenton se emigrimi mund të ketë efekte të rëndësishme demografik. Për shembull shumë të rinj janë larguar nga Shqipëria, ndërsa emigrimi është më i zakonshëm në mesin e grupeve me arsim të lartë në Trinidad dhe Tobago.

Article Logic
Execution time: 0.0032849311828613