INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria ende në rrezik nga zjarret

Shqipëria ende në rrezik nga zjarret

Publikuar më: 10:43 28-08-2017

Sipas Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 6 vatra zjarri.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 40 punonjës zjarrfikës, 5 automjete zjarrfikëse, 60 forca ushtarake, punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

QARKU DIBËR

Zjarri i rënë dy ditë më parë në fshatin Muhurr Dibër është shuar. Shërbimi zjarrfikës e kishte të pamundur të shuante zjarrin për shkak të terrenit të thyer malor. Pas ndërhyrjes me anë të helikopterit është bërë i mundur izolimi dhe shuarja e tij.

QARKU SHKODËR

Vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në fshatin Karmë të Pukës. Terreni malor e ka vështirësuar punën e zjarrfikësve. Në orët e para të mëngjesit janë rindezur disa vatra të vogla zjarri.

QARKU FIER

Në fshatin Kolonjë Lushnje ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullinj. Në ndihmë të zjarrfikësve të Lushnjes kanë shkuar edhe ata nga Fieri. Nga flakët rrezikohej Manastiri i Ardenicës si dhe antenat e transmetimit të montuara në fshatin Kolonjë. Pas një pune të gjatë të zjarrfikësve dhe të mbështetur nga një helikopter zjarri është shuar.

QARKU GJIROKASTËR

Në fshatin Selckë Dropull ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Banorë të zonës dhe forca ushtarake kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Zjarri ka rrezikuar dhe banesat e fshatit. Për këtë është ndërhyrë me anë të helikopterit i cili ka shuar zjarrin.

QARKU LEZHË

Zjarri i rënë disa ditë më parë në sipërfaqen pyjore me shkurre dhe pisha në fshatin Skuraj, Kurbin vijon të jetë aktiv. Shërbimi zjarrfikës ka punuar për të shuar flakët por për shkak të erës së fortë dhe terrenit të malor nuk kanë arritur ta izolojnë. Ditën e sotme helikopteri dhe disa forca ushtarake po punojnë të shuajnë zjarrin.

QARKU ELBASAN

Janë riaktivizuar vatrat e zjarrit të rëna në Poroçan, Gramsh. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 15 ha me pyll ahu dhe pishe.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168