INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria i bashkohet NATO-s me ushtarë dhe në det…

Publikuar më: 08:15 21-10-2016

NATO ka nisur një operacion në detin Egje dhe qeveria shqiptare ka vendosur të dërgojë një anije të klasit "Iliria" dhe 21 ushtarakë në mision.
Operacioni i NATO-s synon patrullimin në det dhe ndalimin e barkave me refugjatë që vijnë nga zonat e  konfliktit.
Mësohet se kryeministri Rama ka firmosur mbrëmjen e djeshme, "pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin e NATO-s “Aegean Sea”.

Në vendim përcaktohen:
 
1. Misioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në këtë operacion është kryerja e patrullimit detar në përbërje të grupit të gatshëm të anijeve të NATO-s, SNMG2, në detin Egje, në kuadër të operacionit të NATO-s “Aegean Sea”.
 
2. Kohëzgjatja e pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në këtë operacion është deri në 1 (një) vit, afat i cili fillon të llogaritet nga data e dërgimit të anijes dhe kontingjentit të parë, me sistem rotacioni. Periudha e rotacionit për ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pjesëmarrës në këtë operacion, do të jetë çdo 2 (dy) muaj, periudhë së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin e kontingjentit të radhës (marrje dhe dorëzim detyre, vonesa të transportit strategjik etj.).
 
3 Venddislokimi i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të jetë në detin Egje.
 
4. Ministria e Mbrojtjes, për personelin pjesëmarrës në këtë operacion dhe për anijen, të përballojë shpenzimet për:
 
a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;
b) sigurimin e jetës;
c) ushqim;
ç)  akomodim;
d) siguracion shëndetësor jashtë zonës së operacionit;
dh)  mbështetje shëndetësore;
e) telefon, komunikim SATCOM, internet, shërbim postar;
ë) sigurimin e anijes;
f) karburant, lubrifikantë;
g)shërbime lundrimi (taksa portuale, pilot, ujë, derdhje të ujërave të zeza, akostim qëndrimi, lavanteri etj.);
gj)  mirëmbajtjen teknike dhe riparime të anijes, të paparashikuara;
h) transportimin e individëve të shkëputur nga operacioni për në atdhe në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline;
i) aktivitete social-kulturore në rastet e festave kombëtare gjatë kohës së kryerjes së misionit;
j) çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit.
 
5. Transporti i personelit të anijes që do të marrë pjesë në operacion, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi, lavanteria, transporti i individëve të shkëputur nga operacioni për në atdhe në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, përveç rasteve kur do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjeve dy- ose shumëpalëshe ku pala/ët tjetër/e tjera merr/marrin përsipër të përballojë/përballojnë këto shpenzime.
 
6. Ministria e Mbrojtjes të bëjë sigurimin e jetës për ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilët do të marrin pjesë në këtë operacion.
 
7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

8. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Article Logic
Execution time: 0.0045549869537354