INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria i fal Greqisë 12 milje det? Reagon për herë të parë presidenti Meta [FOTO]

Shqipëria i fal Greqisë 12 milje det? Reagon për herë të parë presidenti Meta [FOTO]

Publikuar më: 19:43 31-01-2018

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë lidhur me marrëveshjen me Greqinë, sipas së cilës 12 milje det do t’i kalojë Greqisë pas negociatave të bëra nga ministri Bushati dhe Kotzias.

I pyetur në Facebook, kreu i shtetit shqiptar ju është përgjigjur komenteve të shumta të qytetarëve lidhur me këtë çështje ku theksoi se është duke e ndjekur me interes këtë çështje, dhe se do të veprojë konform ligjeve të përcaktuara në Kushtetutën e Shqipërisë.

Ja çfarë shkruan Meta:
“Të dashur komentues, i jap të drejtë shqetësimit tuaj, të nxitur edhe nga lajmet dhe deklaratat e ndryshme lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Unë jam duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje. Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndësishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë.”

meta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227