INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria ia ''kalon'' të gjithëve për tu martuar! Renditemi ndër të parët në Europë

Shqipëria ia ''kalon'' të gjithëve për tu martuar! Renditemi ndër të parët në Europë

Publikuar më: 13:38 14-02-2019

Shqipëria bashkë me Kosovën kanë numrin më të lartë të njerëzve në Europë, që i kanë thënë “po” njëri-tjetrit dhe janë celebruar.

Sipas statistikave të Eurostat në vendin tonë ka 8 martesa për çdo 1000 banorë.

Kjo tregon qartë se shqiptarët i duan shumë martesat. Gjithsesi, duhet nënvizuar fakti se kjo vjen edhe si pasojë e një popullsie relativisht të re në të dyja vendet, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Në Shqipëri norma e martesave është sa dyfishi i mesatares europiane. Mesatarja në Europë është 4.3 martesa për çdo 1000 banorë.

Ndërkohë në renditjen e shteteve, pas Shqipërisë, vjen Lituania me 7.5 martesa për 1000 banorë e më pas Rumania, Italia, Luksemburgu dhe Sllovenia me vetëm 3.1 martesa për 1000 banorë.

Në vendin tonë lezhjanët mbajnë rekord për martesa. Sipas të dhënave që ka publikuar nga INSTAT, norma e martesave në Qarkun e Lezhës ishte 10.2 për 1000 banorë, ndërsa mesatarja në të gjithë vendin ishte 7.7.

Përveç Lezhës, qarqe të tjera që kanë një numër më të lartë se mesatarja kombëtare për martesat janë Berati, Dibra, Durrësi, Fieri dhe Elbasani me 8.2 martesa për 1.000 banorë.

Rekordin më të ulët për martesat e mban Tirana.

marrrr.PNG

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383