INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria me plazhet me të bukura në Ballkan [FOTO]

Shqipëria me plazhet me të bukura në Ballkan [FOTO]

Publikuar më: 10:27 29-03-2017

Pas, “75 arsye përse duhet vizituar Shqipëria”, ja ku vjen një tjetër artikull, por këtë herë për Rivierën.

Është blogerja e Eternalarrival, Allison, e cila ka realizuar një udhëtim në disa nga plazhet më të bukura të Rivierës shqiptare.

Ja se çfarë shkruan ajo në artikullin e saj: “Riviera shqiptare fare mirë mund të kthehet në një nga destinacionet më të preferuara të Europës për nga plazhet e paeksploruara. E lirë në çmime, me ushqim të freskët deti, me njerëz miqësorë dhe me plazhe të bukura. Dhe natyrshëm më lind pyetja: po përse nuk më ka folur njeri për këtë vend, përveç bashkëpunëtorëve të mi shqiptarë në Nju Jork, që ju them faleminderit.

Unë nuk dua të zbuloj sekretin e Rivierës Shqiptare, por vetëm të jap të tablo. Turizmi në Shqipëri po rritet me shpejtësi, ndaj dua t’ju them të shkoni tani, përpara sesa ajo të popullohet”.

Allison shkruan se Riviera shqiptare ofron disa zgjidhje se ku mund të qëndroni dhe kjo në varësi të buxhetit që është në dispozicion, nivelit të akomodimit dhe të faciliteteve nga të cilat dëshironi që të rrethoheni.

Sipas saj, Himarë (Himara) është kryeqendra, ‘Goldilocks’ siç e quan ajo nuk është as e madhe, as e vogël, as bazike, as për të rënë në sy. “Nëse doni një destinacion më të vogël atëherë shkoni në Dhërmi, për më shumë aventurë kërkoni të shkoni në Vuno, nëse dëshironi plazhe të virgjëra, atëherë zgjidhni Gjipenë, Livadhin ose plazhe të tjera të Rivierës”.

download.jpg

images_3.jpg

images_2.jpg

images_1.jpg

5f4629e84b9fdcb92a665cfbf74495fb.jpg

images.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033609867095947