INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria me prevalencën më të lartë të vdekshmërisë foshnjore [VIDEO]

Shqipëria me prevalencën më të lartë të vdekshmërisë foshnjore [VIDEO]

Publikuar më: 12:27 26-12-2017

Numri i foshnjeve që vdesin në 5 vitet e para të jetës është tepër i lart në Shqipëri, duke u listuar kështu si vendi me humbjet më të larta në Europë dhe Rajon.

Studimi i UNICEF, dhe childmortality.org raportoi se përgjatë 2016 numri i foshnjeve që ndërruan jetë u rrit me 1.3%.

Sipas të dhënave vdekshmëria e fëmijëve nën 5 vjeç në vitin 2016 ishte 14 për 1000 lindje.

Pas Shqipërisë me një nivel të lartë foshnjore renditet Maqedonia, konkretisht me një prevalencë 12 për 1000 lindje.

Ndërsa ekspertë e shëndetit publik në vendin tonë kanë hedhur dyshime se këto shifra mund të jenë të sakta pasi numri i vdekjeve dhe lindjeve nuk janë të sakta.

Sipas tyre nuk është hera e parë që studimet bëhen në shifra të pasakta.

Përshembull në vitin 2011 kur u bë censusi në vend numri i popullsisë reale ishte rreth 2.8 milionë ndërsa në studimet e prevalcave të sëmundjeve popullsia ishte përllogaritur me 3.2 milionë banorë.

Megjithatë vdekshmëria foshnjore mbetet ende një problem global pavarësisht se statistikat raportojnë një ulje drastike, mesatarisht 40 vdekje për 100 lindje.

Kontinenti që vazhdon të mbete me numrin më të lartë të vdekjeve foshnjore është Azia Jugore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023810863494873