INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria, mes vendeve të mbipopulluara

Shqipëria, mes vendeve të mbipopulluara

Publikuar më: 08:34 04-05-2019

Si shumë vende europiane edhe Shqipëria është një ndër vendet me dendësinë më të madhe në popullsisë së saj në Europë. Portali “Index Mundi” që jep fakte rreth vendeve, ka hartuar një hartë rreth dëndësisë së popullsisë ku Shqipëria ndodhet mes vendeve të ngjyrosura me të kuqe për dendësinë e lartë të popullsisë, kryesisht në zonat qendrore të saj.

Me të dhënat e vëna në dispozicion Shqipëria rezulton me një dendësi 106 banorë/m2, duke hyrë në hartën e kuqe të dendësisë së lartë, kryesisht në zonën qendrore të saj.
Vendet me dendësitetin më të lartë në botë janë vendet aziatike si India, Pakistani, Kina dhe Japonia. Dendësi të lartë të popullsisë kanë gjithashtu edhe vendet e Europës Perëndimore. Densiteti i popullsisë së Belgjikës 366 banorë, kurse ai i Holandës 405 banorë për km2. Ndërkohë, edhe vende si Anglia, Gjermania, Zvicra dhe Italia, e kanë dendësinë e popullsisë mbi 200 banorë.
Vendi që kryeson me dendësitetin më të ulët është Groenlanda, me 0.1 njerëz për km2.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115