INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria ndër vendet më të këqija në botë për të bërë biznes [VIDEO]

Shqipëria ndër vendet më të këqija në botë për të bërë biznes [VIDEO]

Publikuar më: 12:50 05-10-2017

Shqipëria është renditur ndër vendet e fundit për mundësin që ju jep investitorëve të hapin biznese të reja.

Sipas një studimi nga Forumi ekonomik Botërorë vendi ynë renditet në vendin e 123-të mes 137 vendeve që janë marrë në hulumtim.

E në bazë të vlerësimit nga 0 deri në 7 pikë maksimalja Shqipëria ka mundur të marr veç 2 pikë.

Sipas analizave ky vlerësim vjen pasi Shqipëria ka nivelin më të lartë të taksave kundrejt fitimit përkatësisht 36.5%.

E përveç këtyre Shqipëria nuk jep asnjë lehtësi fiskale ndaj investitorëve të huaj apo dhe atyre vendas.

Aktualisht barra e TVSH-ës në Shqipëri është 20% ndërsa e Tatim Fitimit 15%.

Në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria renditet me barrën më të madhe të taksave duke u ndjekur nga Serbia dhe Maqedonia të cilat ndryshe nga vendi ynë dhe pse kanë taksa të larta kanë dhe politika fiskale për investitorët e rinj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334