INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria në 10 destinacionet më të mira edhe për pushimet dimërore

Shqipëria në 10 destinacionet më të mira edhe për pushimet dimërore

Publikuar më: 13:30 18-10-2018

Edhe njëherë Shqipëria ka arritur të listohet ndër destinacionet turistike që ju rekomandohen turistëve. Krahas shumë destinacione në Evropë që do t’i përshtateshin çdo pushuesi, me mundësi të pafundme për të provuar eksperienca të reja, vendi jonë për ekspertët në Kompaninë Baltike të Udhëtimit, është ndër 10 referencat, të cilat një vizitor mund t’i shijojë këtë dimër. Shqipëria është listuar e 3-ta, krahas Finlandës dhe Ishujve Faroe, e ndërkohë edhe Kosova renditet ndër 10 destinacionet e përzgjedhura.
1. Finland
2. Ishujt Faroe
3. Shqipëri
4. Reunion Island
5. Norvegjia e Veriut
6. Talin
7. Mali i Zi
8. Krakow
9. Kopenhag
10. Kosovë
Revista ‘Luxury Travel’, e ka cilësuar Shqipërinë një perlë të fshehur dhe izoluar në Europë. Duke evidentuar historinë dhe kulturën e pasur, me fshatrat tradicionale dhe vendet arkeologjike, vendi jonë është cilësuar ideal për ata që duan paqe dhe qetësi. Pushimet nëpër fshatrat tradicionale do t’ju kthejnë pas në kohë, thuhet në këtë revistë. Atraksionet unike që të ofrohen, me pamje mahnitëse malore dhe një kryeqytet në zgjerim, është përshkruar si pika më e re e pushimeve në Europë, ku sugjerohet që në verë Riviera Shqiptare të jetë atraksion jo vetëm për plazhet e mrekullueshme, por edhe në dimër për shkak të klimës mesdhetare. Por edhe për Kosovën, popullariteti po rriten shumë. Ekspertët e Kompanisë Baltike të Udhëtimit, e cilësojnë një thesar të fshehur ku sugjerohet të shijohet Lugina e Rugovës, ujëvarat dhe shtigjet e pazakonta, qyteti i Prizreni etj. Gjithashtu si vende që kjo revistë përzgjedh, janë edhe Mali i Zi, Norvegjia, Ishujt Faroe etj dhe kryesuese është Finlanda për pushimet dimërore.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213