INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria në “pushetin” e dëborës dhe shiut! Ja zonat më të prekura…

Shqipëria në “pushetin” e dëborës dhe shiut! Ja zonat më të prekura…

Publikuar më: 13:09 16-01-2016
Këtë të shtunë i gjithë vendi është prekur nga moti i keq. Rreshjet e dendura të shiut kanë nxjerrë nga shtrati lumi ‘Ishëm’ duke përmbytur dhjetra hektarë tokë bujqësore në Krujë.
Dëmet e deritanishme janë në tokat bujqësore, pasi janë llogaritur rreth 200 hektarë tokë të përmbytua. Fshatrat e përmbytur janë Mallkuç dhe Murqin. Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë rënë me intensitet të lartë gjatë gjithë natës së shkuar dhe ditës së sotme kanë shkaktuar problem në disa zona të Lezhës.
Vërshimi i lumit Mat si pasojë e shkarkimëve të hidrocantralit të Ulëzës dhe Shkopetit, ka vënë në rrezik edhe rrugën e Kombit.
Gërryerjet e lumit i janë afruar trasesë së këtij aksi rrugor në afërsi të fshatit Skuraj.
 
Ndërsa në zona të thell të vendit që në orët e para të mëngjesit kanë nisur reshjet e dëborës dhe temperaturat janë ulur ndjeshëm. Në Kukës ato kanë shkuar me minus gardë dhe trashësia e deborës në lartësitë 500 m varion nga 10 deri ne 20 cm. 
Segmenti Kukës - Shishtavec shfaqet më problematiku pasi ka një shkarje gurësh në afërsi të fshatit Nimçë që ka bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve.
 
Sipas parashikimeve të motit, situata nuk so të jetë të paktë deri ditë e martë aspak optimiste pasi reshje te dendura shiu dhe reshje bore, nuk do të ndalen dhe temperaturat pritet të shkojnë nën zero gradë celsius.
 
Moti i keq ka sjellë problem në rrjetin energjitik, dhe ajo mungon në njësitë vendore të Grykë Çajës, Malziut,Topojanit e një pjese të Surroit. Operatori i Shpërndarjes së Energjisës ka publikuara dhe zona me problem në rrjetin energjitik dhe njofton se në shërbim të konsumatorëve është numri 04 22 74 141, ku mund të raportojnë problematikat në furnizimin me energji elektrike në zonat ku ata banojnë. Ndërsa rreth 1 mijë e 800 punonjës janë në terren në gjendje gatishmërie për të riparuar defektet në të gjithë vendin.
 
Zonat më të prekura nga defektet janë:
 
Rajoni Tiranë:
Zall Bastar, Shën Gjerg, Linzë dhe Yzberishti (pjesërisht)
 
Rajoni Durrës:
Ura e Gjolës, Budëll, Bubq, Dari, Mazhë e Madhe, Plazhi i Spillesë, Gjepalaj, Shahinaj dhe ish-Kenete
 
Rajoni Shkoder:
Rrethina/Lezhë, Shkodër, Gjadë dhe Koman
 
Rajoni Burrel:
Laç, Rrëmullë/Burrel, Fan/ Rrëshen; Fshatrat: Gurrë e Madhe, Gurre e Vogël, Dom, Mishter, Borovjan, Kander, Kastriot, Kishavec, Rashnopoje, Sohodolletj
 
Rajoni Korçë: 
Pjesërisht Velçani
 
Rajoni Fier:
Fshatrat: Jagodin, Suk1, Suk 2, Arabaj, Komuna Levan, Lagfjet: Qenas, Kastriot, 16 Prili, Komuna Terbuf: Sulzotaj, Shënepremte, Germenj i Vogel, Bishcukas, Cermë Pasha, Cerme Shkumbin. Cermë e Sipërme. Cerme Proshk, Ndërmarrja e Naftës dhe Gazit
 
Rajoni Kukës: 
Papaj, Sopot, Borje dhe Shishtavec.
 
Rajoni Elbasan: 
Zona Lunik (pjesërisht), Rrajcë/Librazhd, Papër/Cërrik
 
Rajoni Gjirokaster:
Fshati Lazarat
 
Article Logic
Execution time: 0.0048680305480957