INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria një tjetër notë negative, nuk redukton taksat e ushqimeve[VIDEO]

Publikuar më: 09:29 06-10-2017

Nuk ushqemi me cilësi dhe kjo është faktuar nga shumë ekspertë po më e keqja është që dhe paguajmë shtrenjtë. Së fundmi Shqipëria rezulton më problematikia në rajon në lidhje me taksat e ushqimeve. Ato janë të larta dhe nuk është bërë asgjë për reduktimin e tyre. Harta e britanikes Independent na përfshin në zonën e kuqe. E ngjashme me ne është dhe Bosnja dhe Hercekovina. Ndërsa më mirë paraqitet Serbia dhe Greqia.

harta_ushqi.png

Taksat e larta në Shqipëri janë kritikuar dhe nga organizma ndërkombëtarë ku Forumi Ekonomik Global, në raportin e Konkurrueshmërisë Globale 2017-2018, është shprehur se se Shqipëria, ndonëse pati një përmirësim prej 5 vendesh në disa fusha problematika më e madhe vijon të qëndrojë tek taksat. Në analizën e raportit theksohej se faktori më problematik për të bërë biznes, i cilësuar si i tillë nga drejtuesit e sipërmarrjeve shqiptare, janë taksat. Po kështu dhe Agjencia Qëndrore e Inteligjencës së SHBA-së, CIA, ka raportuar për Shqipërinë se taksat komplekse mbeten problematika të theksuara, duke ulur investimet e huaja.

Agjencia Amerikane e Inteligjencës ka shkruar dy muaj më parë se kodet e taksave komplekse dhe kërkesat e licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet e pronësisë, si dhe infrastruktura e vjetruar kontribuojnë në mjedisin e varfër të biznesit në Shqipëri, duke e bërë të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja.

Article Logic
Execution time: 0.0037617683410645