INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria ''pushtohet'' nga zjarret, tre vatra nga Kukësi në Devoll

Shqipëria ''pushtohet'' nga zjarret, tre vatra nga Kukësi në Devoll

Publikuar më: 16:20 31-03-2019

Një zjarr ka rënë në fshatin Tej-Drinë të Kukësit në njësinë administrative të Ujimishtit. Në vendngjarje kanë shkuar 20 punonjës të forcave zjarrfikëse të Kukësit të cilët po punojnë për shuarjen e tij. Terreni malor vështirëson dhe ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse ndërkohë që ndërhyrja është bërë me pompa uji.

Si pasojë e këtij zjarri nuk rrezikohen banesa.

Ky nuk është rasti i vetëm i zjarreve në këtë qark gjatë kohëve të fundit.

Sipas prefekturës të gjithë këto zjarre kanë qenë të qëllimshëm.

Një tjetër zjarr ka rënë në zonën e Bradvicës në Devoll. Përhapja e flakëve është favorizuar nga era ndërkohë që për shkak të terrenit, zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë.

Ndërkohë në Mat, mbi 300 ha shkurre janë djegur dhe situate po vijon të jetë e vështirë.

Gjithë ky intensitet zjarresh në mbarë vendin, dyshohet se është i qëllimtë.

Article Logic
Execution time: 0.0043799877166748