INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria shpall ''non grata'' dy diplomatë iranianë, reagon këshilltari i Donald Trump: Jemi me Ramën! [FOTO]

Shqipëria shpall ''non grata'' dy diplomatë iranianë, reagon këshilltari i Donald Trump: Jemi me Ramën! [FOTO]

Publikuar më: 22:12 19-12-2018

Shqipëria ka shpallur non grata dy diplomatë të ambasadës së Iranit në Tiranë, ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia dhe një zyrtar tjetër. Ministria e Jashtme, në njoftimin e saj bën me dije se ata dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.

“Shqipëria ka marrë vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend. Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranian si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.”

Në lidhje me këtë rast ka reaguar këshilltari i presidentit të Amerikës Donald Trump, John Bolton, i cili është shprehur se ky dëbim i ambdasadorit të Iranit nga Shqipëria, dëshmon se mbështetja e liderëve iranianë për terrorrizmin nuk do të tolerohet.

'Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne jemi me kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar teksa ngrihen kundër sjelljes së rrezikshme të Iranit në Europë dhe botë”, shkruan Bolton', ka shkruar John Bolton në Twitter, këshilltar i Trump për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.

 

boltin.png

 

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin iranian në Tiranë si dhe zyrtarin tjetër, pasi sipas tij, komplotuan sulme terroriste në Shqipëri. Përmes një postimi në Twitter, Pompeo shprehet se përgëzon vendimin e kryeministrit Rama për shpalljen “non grata“ të diplomatëve iranianë. 

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537