INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria tronditet sërish nga krimi, ekzekutohet 2 persona në Shkodër e Korçë

Shqipëria tronditet sërish nga krimi, ekzekutohet 2 persona në Shkodër e Korçë

Publikuar më: 10:41 06-10-2016

Shkodër- Pas masakrës së Dajçit, Shkodra tronditet sërish nga krimi. Një person është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme në vendin e njohur si Ura e “Gjo Lulit”, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se rreth orës 11:00 të paradites në urën e “Gjo Lulit”  janë dëgjuar të shtëna me armë dhe dëshmitarët kanë parë një person të vdekur, por kur mbërriti policia nuk e gjeti turpin e viktimës në vendin e ngjarjes.

Korçë- Një tjetër vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Këtë herë ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korçë, në fshatin Vreshtas. Ngjarja  e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një sherri mes dy personave.

Njëri prej tyre është plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Policia ka nisur hetimet dhe është bërë e ditur se, 44-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të dhunës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas në qendër të fshatit Vreshtas, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me bashkëfshatarin e tij shtetasin K. Lika, 28 vjeç, ku si pasojë e dëmtimeve trupore të marra 44-vjeçari me inicialet B. M., gjatë rrugës për në Spital, ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar nga shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0029809474945068