INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria vend tranzit për emigrantët ilegalë, rritja e ndjeshme...

Shqipëria vend tranzit për emigrantët ilegalë, rritja e ndjeshme...

Publikuar më: 09:55 24-07-2018

Shqipëria po përdoret masivisht për kalimin ilegal të emigrantëve në një kohë që në kufijtë e shteteve të tjera është ulur numri i kalimeve të paligjshme. Agjencia Europiane për Kufijtë tokësore dhe bregdetarë raporton se në qershor, janë kryer rreth 13.100 kalime të parregullta. Edhe pse mijëra emigrantë u zbuluan në rrugët kryesore të migracionit në BE, shifrat janë në ulje, pasi rezultojnë 56% më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rënia më e dukshme është në pjesën e Mesdheut Qendror dhe atë Lindor, ndërsa e kundërta ka ndodhur në Ballkanin Perëndimor. Emigrantët kanë gjetur një rrugë paralele, atë Shqipëri-Mal i Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, dhe në këtë pasur rritje të presionit migrator në muajin qershor. Muajin e shkuar, Ballkani Perëndimor për herë të parë u bë rruga më migratore në Evropë. Numri i emigrantëve që arritën në Spanjë u rrit me 166% krahasuar me një vit më parë në gati 6.400. Ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2018, pati rreth 14.700 kalime kufitare të parregullta pothuajse dyfishin e shifrës nga një vit më parë. Shtetasit e Marokut, Guinea dhe Mali rezultojnë si shtetasit me numrin më të madh të migruesve në Spanjë këtë vit. Edhe në Itali ka patur lëvizje të shumta migratore pavarësisht se shumë emigrantë nuk u pranuan dhe një pjesë e madhe u prit nga Spanja. Për këtë arsye në Itali numri i emigrantëve ilegalë në qershor zbriti 87%.

Article Logic
Execution time: 0.0032558441162109