INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria, vendi i çudirave: Gjithë fisi në garë elektorale, një fenomen që rrallë ndodh në politikë [VIDEO]

Publikuar më: 14:03 11-05-2017

Shqipëria, vendi i çudirave, ku një nga çuditë e listave është zgjedhja e kandidatev nga i njëjti fis. Partia minoritare greke MEGA ka 15 kandidatë me mbiemrin Buzuku, ndërsa Partia Aleanca Demokratike ka 15 kandidatë me mbiemrin Abazi, babai, djali, vajza, xhaxhai, nipi, mbesa dhe ca kushërinj të afërt apo të largët! Tek MEGA pesë mbiemra përbëjnë më shumë se 50% të listës së kandidatëve. Tek parti të tjera, përfshirë PSD, PKSH, AAK, ADK, etj, gjenden një numër i madh familjarësh në listë.

Nga një vështrim e listës së PKD-së, ka konstatuar një fenomen që rrallë ndodh në politikë: veç emrin të tij, Dhimitër Muslia ka rregjistruar edhe të birin si kandidat për deputet në zgjedhje. Dhimitër Muslia kryeson listën e PKD-së në Qarkun e Shkodrës, ndërsa djalin e tij, Mikel Muslia e ka renditur të 10-in në listën e kësaj partie në Qarkun e Tiranës.

Cudia ka ndodhur edhe me kandidatin që do të garojë nën logon e PS-së, Myfit Duriçi. Ai është kandidati i katërt për deputet në Qarkun e Dibrës. Emrin e parë e ka pasur Myfyt.Më pas ai e ka ndërruar në Mufit. Pas kësaj ka rënë pishman dhe e ka ndërruar sërish në Myfyt dhe më vonë ka vendosur ta ketë përfundimisht Myfit. 5 kandidatë nga listat zgjedhore të partive të rezultojnë se kanë patur problem me drejtësinë. Kandidati në qarkun e Durrësit, Alban Ramohitaj rezulton i dënuar për vjedhje energjie.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324