Shenjtërimi i Nënë Terezës pati impakt jo vetëm tek shqiptarët brenda Shqipërisë por edhe tek ata që jetojnë jashtë saj. Një gjest për tu vlerësuar është ai i shqiptarëve të New York-ut të cilët kanë financuar realizimin e statujës së Nënë Terezës si dhe të dy ceremonive ku pjesëmarrës ishin të gjithë shqiptarët që jetojnë andej.
Statuja e saj është vendosur para selisë së OKB-së dhe këtë moment emocionues e ka përcjellë këngëtarja Albërie Hadërgjonaj nëpërmjet kësaj fotoje.