Qytetarët shqiptarë i kushtojnë më shumë kohë nga ditë e tyre aktiviteteve personale si fjetja, ngrënia dhe higjiena personale. Në shifra kjo përkthehet 50% e ditës i kushtohen aktiviteteve personale, 25% punës , 21% argëtimit dhe vetëm 4% studimit.
Sipas studimit struktura e përdorimit të kohës ndryshon ndjeshëm midis grave dhe burrave, ku femrat harxhojnë 2 orë më shumë në ditë duke punuar punë të papaguar se sa meshkujt, ku rrjedhimisht kohë për ti kushtuar vetes i mbetet më pak.
Një tjetër mënyrë për ta shprehur këtë është që femrat përbëjnë 58% të numrit total të orëve të shpenzuara për punë totale nga popullsia shqiptare nga 42% që shpenzojnë meshkujt.
Ndërsa në punë të paguar shifrat ndryshojnë, janë meshkujt ata që punojnë më shumë se femrat, konkretisht 56% përkundrejt 32%.