INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët indiferentë kundrejt pronës dhe aseteve të tjera! Arsyet…

Shqiptarët indiferentë kundrejt pronës dhe aseteve të tjera! Arsyet…

Publikuar më: 09:55 06-05-2019

Sigurimi i pronave nga zjarri apo fatkeqësi të tjera natyrore nuk është më në vëmendje të shqiptarëve. Ata nga neglizhenca a nga varfëria nuk shpenzojnë para për sigurimin e banesave, pronave apo aseteve të tjera. Në fund të marsit primet për sigurimin e pronës arritën 284 milionë lekë dhe vihet re një një rënie e ndjeshme me 26.4% në raport me një vit më parë. Nëse e krahasojmë me vitin 2018 primet për të njëjtën lloj siguracioni ishin 386 milionë lekë. Kjo rënie është reflektuar edhe në pjesën që zënë këto lloj sigurimesh në totalin e gjithë tregut të sigurimeve. Ndërsa në mars 2018 ato përbënin 11.96% të tregut të sigurimeve në vitin 2019, respektivisht në fund të marsit ato përbëjnë 7.81%.

Teksa sigurimet nga fatkeqësitë natyrore dhe zjarri kanë pësuar rënie, shqiptarët kanë rritur sigurimin e pronës nga dëmtime të tjera, ku bëjnë pjesë dhe vjedhjet. Primet e shkruara bruto për këtë sigurim u rritën me më shumë se 96% duke arritur në 157 milionë lekë nga rreth 78 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në përqindje në raport me tregun total të sigurimeve, sigurimi i pronës nga dëmtimet të tjera zinte 4.31% të tij kurse një vit më parë 2.42%.
Sigurimi i pronës nga dëmtime të tjera, zjarri apo forcat e natyrës bëhet në mënyrë vullnetare nga ana e individëve apo bizneseve çka e bën atë një sigurim ende të pakonsoliduar dhe me luhatje të dukshme nga viti në vit.
Nga ana tjetër dëmet e paguara bruto nga kompanitë e sigurimit kanë rënë me 64.64%. Deri në mars 2019 kompanitë kanë paguar 41.6 milionë lekë, ndërsa një vit më parë shuma ishte 117 milionë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711