INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët janë pronarë por kanë hapësirën më të vogël të banesës në Europë

Shqiptarët janë pronarë por kanë hapësirën më të vogël të banesës në Europë

Publikuar më: 08:40 18-06-2018

Punon një jetë për të siguruar një banesë. E në Shqipëri qytetarët kësaj i kushtojnë rëndësinë më të madhe. Por në bazë të studimeve të fundit Shqipëria është vendi me banesat me numrin më të ulët të dhomave në Europë. Është anketa e Cilësisë së Jetës, e Komisionit Europian, e cila pyeti qytetarët shqiptarë për numrin e dhomave në banesën e tyre. Të pyeturit në Shqipëri u përgjigjën se apartamenti i tyre kishte dy dhoma, më e ulëta nga të gjithë vendet e marra në shqyrtim.
Vende të tjera me numër të ulët të dhomave në banesa ishin Mali i Zi, me mesatarisht 3 dhoma, dhe Letonia me po aq. Vendet me numrin më të lartë janë Belgjika, Irlanda dhe Luksemburgu, me mesatarisht mbi 5 dhoma. Mesatarja e Bashkimit Europian për sa i përket numrit të dhomave të banesës ishte 4.
Gjithashtu sipas së njëjtës anketë, pjesa më e madhe e shqiptarëve janë pronarë të shtëpisë së tyre. Rreth 87% e të anketuarve thanë se ishin pronarë të shtëpisë ku jetonin, 8% e të pyeturve deklaruan që banonin me qira, 3% kishin një kredi për të shlyer. Në Europë, rekordin e individëve pronarë të shtëpive ku jetonin e mban Bullgaria, ku 92% e të anketuarve ishin pronarë të shtëpisë ku jetonin.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773