Familjen shqiptare kur vjen puna tek mirëmbajte e shtëpisë dhe mobilimi nuk kursehen.
Sipas publikimit të fundit të Eurostat, shqiptarët shpenzojnë mesatarisht për mirëmbajtjen e shtëpisë sa familjet evropiane.
Të dhënat tregojnë se një familje evropiane ka shpenzuar gjatë viti 2016 për mirëmbajte shtëpie rreth 5.5% të ardhurave mujore ndërsa një familje shqiptare rreth 5.0%.
Siç shihet dhe në grafik Shqipëria lë pas rreth 14 vende euopiane për shpenzime.
Vendi që ka shpenzimet më të larta për mobilim dhe mirëmbajtje shtëpie radhitet Malta, me 7%, Gjermania me 6.8% dhe Austria me 6.6%.
Ndërsa Greqia dhe Serbia renditen si shtetet me shpenzimet më të ulta, konkretisht me 2.8% dhe 3.9%.
Megjithatë Euostat sqaron se përgjatë këtij 10 vjecari shpenzimet për shpenzime kanë rënë në shumicën e vendeve evropiane.
Nëse në 2016 shqiptarët shpenzojnë 5.0% të ardhurave mujore në 2006 shpenzimet preknin shifrat e 5.9 %.