INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët në kërkim të 'fatit', shpenzojnë të paktën 140 milionë dollarë në vit në lojra elektronike

Shqiptarët në kërkim të 'fatit', shpenzojnë të paktën 140 milionë dollarë në vit në lojra elektronike

Publikuar më: 08:58 05-01-2018

Sa më i varfër të jesh aq më shumë shpreson që të bëhesh i pasur sa më shpejt. Në të gjithë botën njihet lidhja mes varfërisë dhe tendencës për të luajtur me loto, bixhoz, kazino etj. Nuk bën përjashtim as Shqipëria, shkruan Monitor ku sa vjen e shtohet shuma që banorët shpenzojnë për lojëra fati. Në vitin 2016, shpenzimet zyrtare për kazino, loto, bingo, baste, lotari ishin 15.2 miliardë lekë, ose gati 140 milionë dollarë, sipas të dhënave që Monitor ka përpunuar nga deklarimet zyrtare në bilanc të të ardhurave të subjekteve të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve në kërkim të fatit janë rritur me 15%, duke zhvlerësuar “përpjekjet” e qeverisë në 2013-n për të luftuar këtë fenomen, përmes aksionit “Fundi i Marrëzisë”, apo ndryshimeve legjislative për t’i nxjerrë kazinotë jashtë qytetit, por që për shkak të lobingjeve të forta afatet shtyhen vazhdimisht (në 2019). Këto janë vetëm shpenzimet zyrtare, teksa nuk llogaritet informaliteti që vlerësohet i lartë në këtë sektor.

Nga deklarimet zyrtare, kazinotë elektronike rezultojnë kategoria ku shqiptarët tentojnë të provojnë fatin, në zgjedhjen e bardhë apo e zezë, lojërat me fruta, slot machines etj. Në subjektet e licencuara nga

Autoriteti si kazino elektronike rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë, ose rreth 92 milionë dollarë. Kazinoja elektronike më e madhe në vend APEX – AL, e ndjekur nga ADRIATIK GAME, ASTRA

ALBANIA Sh.a, TOP START.
Më pas janë shpenzimet për baste sportive me rreth 30 milionë dollarë, teksa në 2016-n ishte edhe Kampionati Europian.

Regency Kazino ka rritur të ardhurat me rreth 40% në 1.4 miliardë lekë.

Për lotaritë dhe bingot, shpenzimet janë më të ulëtat, në rreth 5-6 milionë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0045897960662842