INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët po shurdhohen. Ja pse…

Shqiptarët po shurdhohen. Ja pse…

Publikuar më: 11:52 13-06-2016

Zhurmat po kthehen në një shqetësim permanent në qytetet më të mëdha shqiptare. Ndotja akustike ka kaluar çdo parashikim. Ata që vuajnë më shumë janë banorët e kryeqytetit të cilët nëse vijohet me këto rritme do rrezikojnë seriozisht shëndetin. Shurdhëria dhe problemet nervore janë më të mprehtat në rastet kur niveli i zhurmave është mbi normat e lejuara.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në  një raport të fundit thekson se Tirana i tejkalon me së paku 35% normat e lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Norma e lejuar është 40 decibel. Më problematike situata paraqitet në Qëndër të Tiranës, ku niveli i zhurmave ditën është 35% mbi normën e lejuar e për t’u përkeqësohet më shumë natën, me 39%. Edhe ish zona e Bllokut dhe Stacioni i trenit janë dy zona me nivel mjaft të lartë të zhurmave gjatë natës, përkatësisht 39% dhe 36% mbi normën e lejuar.
Po e rruga e Elbasanit mbetet një segment mjaft problematik, ku zhurmat arrijnë 29% mbi standardin e lejuar gjatë ditës dhe 36.5% gjatë natës. Nivele shumë të larta zhurmash vërehen në Laprakë, tek 21 Dhjetori, tek zona e 9-katësheve dhe tek Selvia dhe tek Shkolla Vasil Shanto.

Nga të dhënat parapake rezulton se Korça është i vetmi qytet i madh që respekton normat e ndotjes akustike.
Sipas raportit, shkaktarë të niveleve kaq të larta zhurmash janë fluksi i madh i automjeteve, mungesa e vendparkimeve, mungesa e rrugëve dytësore apo tretësore, të cilat do të ulnin ndjeshëm trafikun, si dhe gjëndja motorrike e automjeteve në qarkullim.

Article Logic
Execution time: 0.0032989978790283